Sport

Mesazhi i Trentit, mbrojtësit të Realit, pas dëmtimit: "Absolutisht i shkatërruar"…

Mbrojtësi i krahut i Real Madridit ka dërguar një mesazh përmes llogarive të tij në rrjetet sociale.

5 Dhjetor 2025, 19:00 Nga DOSJA

Mesazhi i Trentit, mbrojtësit të Realit, pas dëmtimit:

SPANJE - Trent Alexander-Arnold u dëmtua në ndeshjen e Real Madridit kundër Athletic Bilbaos në San Mamés. Mbrojtësi iu nënshtrua testeve dje, të enjten, të cilat diagnostikuan një dëmtim muskulor në rectus femoris të kuadricepsit të majtë. Ky dëmtim do ta mbajë anglezin jashtë fushave për më shumë se dy muaj.

Trent ka postuar një mesazh në rrjetet e tij sociale duke treguar se si ndihet tani. "Absolutisht i shkatërruar nga kjo. Ky moment dhemb, por do të punoj shumë për t'u rikthyer më i fortë dhe më i mirë! Shihemi në vitin 2026, madrilenë", shkroi lojtari në llogarinë e tij në Instagram.

Mesazhi i Trentit, mbrojtësit të Realit, pas dëmtimit:

Shokët e ekipit të Real Madridit si Bellingham, Vinicius dhe Rüdiger  i janë përgjigjur këtij postimi, duke i ofruar inkurajim Trent Alexander-Arnold. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll