Sport

Finalet e Botërorit 2026/ Në rast kualifikimi, Shqipëria do të jetë pjesë e grupit F

Në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026, Shqipëria do të jetë pjesë e grupit F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

5 Dhjetor 2025, 20:16 Nga DOSJA

Finalet e Botërorit 2026/ Në rast kualifikimi, Shqipëria do

SHBA - U hodh këtë të premte shorti i Kupës së Botës në Uashington D.C, ku ekipet e kualifikuara dhe ato që janë ende në garë për një vend në fazën finale njohën kundërshtarët e tyre. Finalet do të zhvillohen në muajt qershor-korrik 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026, Shqipëria do të jetë pjesë e grupit F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Në ceremoninë e hedhjes së shortit ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, krah personaliteteve të shumta të futbollit europian e botëror.

Shqipëria e mbylli fushatën kualifikuese të këtij Kampionati Botëror në vendin e dytë në grupin K, duke grumbulluar 14 pikë, me 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Arritje historike për Kombëtaren shqiptare duke siguruar kështu për herë të parë fazën play-off të Kampionatit Botëror.

Shqipëria do të luajë ndeshjen gjysmëfinale të fazës play-off kundër Polonisë më 26 mars në Varshavë. Nëse Shqipëria kalon me sukses Poloninë, në finalen e play-off-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë/Suedi më 31 mars po në transfertë.

Finalet e Botërorit 2026/ Në rast kualifikimi, Shqipëria do

 B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll