Sport

Argjentina dhe Scaloni të shqetësuar për ‘Finalissima’-n, deri tani gjithçka enigmë…

Nuk ka ende një datë për sfidën kontinentale Argjentinë-Spanjë

5 Dhjetor 2025, 18:15 Nga DOSJA

Argjentina dhe Scaloni të shqetësuar për

ARGJENTINE - Lionel Scaloni ka fituar dy herë Copa America dhe Botërorin si trajneri i një Argjentine të përbërë nga një brez i artë, të udhëhequr nga Lionel Messi. Pas triumfit në Katar, “Albicelestet” kaluan një fazë kualifikuese të qetë, duke e mbyllur në vendin e parë.

Përpara se të tentojnë të mbrojnë titullin si kampionë bote, Albicelestët do të kenë një përballje të fortë kundër Spanjës. Argjentinasi e pret “Finalissima-n” me padurim, por shqetësohet që nuk ka asnjë datë për këtë përballje të madhe.

“Nuk ka të bëjë shumë me pasigurinë! Mendoj se kjo ndeshje mund të ishte luajtur më herët, ne jemi në pritje. Kam folur me Luis de la Fuenten, i cili, përveçse është trajner i Spanjës, është edhe miku im. As ai nuk ka konfirmim!”

Tekniku argjentinas theksoi se përballja midis kampiones së Copa America dhe asaj të Evropës do të jetë spektakolare.

“E sigurt është se do të jetë një ndeshje spektakolare. Është kampioni i botës kundër kampionit të Evropës, një sfidë për t’u shijuar dhe që na lejon të kuptojmë se në çfarë pike jemi! Për Luisin, për mua dhe për Federatën Spanjolle është një ndeshje e bukur për t’u luajtur!”

Trajneri argjentinas foli edhe për atë nëse Lionel Messi do të luajë apo jo në Kupën e Botës 2026, duke theksuar se në kombëtare do të mbështesin çfarëdo që ylli i futbollit të vendosë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll