Seancat konstituive për kryetarët e rinj/ Analiza: Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
foto ilustruese KOSOVË- Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zub...
Serbia varet nga importi i gazit rus. Kontrata për furnizimin me gaz ka skaduar në maj dhe ende nuk është nënshkruar një kontratë e re. Vuçiç shtoi se është lajm i mirë edhe fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjatur licencën për kompaninë ruse, Lukoil, deri më 26 prill të vitit të ardhshëm.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia nuk do të ketë probleme me furnizimin me gaz, pasi pret nënshkrimin e një kontrate afatshkurtër me Rusinë për furnizim me këtë burim energjie.
“Presim së shpejti nënshkrimin e një kontrate afatshkurtër për furnizimin me gaz me çmime të mira. Në çdo rast, deri në verë nuk do të kemi asnjë problem me gazin dhe ky është një lajm i mirë për qytetarët”, tha Vuçiç më 4 dhjetor për televizionin serb, Pink.
Serbia varet nga importi i gazit rus. Kontrata për furnizimin me gaz ka skaduar në maj dhe ende nuk është nënshkruar një kontratë e re. Vuçiç shtoi se është lajm i mirë edhe fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjatur licencën për kompaninë ruse, Lukoil, deri më 26 prill të vitit të ardhshëm.
“Lukoil në Serbi ka 112 pika karburanti dhe do të mund të funksionojë me derivatet e naftës të importuara”, tha Vuçiç.
Ndërkaq, SHBA-ja nga 9 tetori ka vendosur sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) për shkak se shumica e aksioneve janë në duart e rusëve. Si pasojë e mungesës së naftës së papërpunuar, që vjen për shkak të sanksioneve amerikane, rafineria e NIS-it në Pançevë pezulloi punën më 2 dhjetor.
Duke komentuar mundësinë që SHBA të vendosë sanksione dytësore ndaj Bankës Popullore të Serbisë dhe bankave tregtare nëse kryhen transaksione me NIS-in, Vuçiq tha se për një kohë do të ketë transaksione, gjë që përbën rrezik për Serbinë.
“Logjika amerikane është t’i çojë deri në fund interesat e veta, pa marrë parasysh çmimin që do të paguajë Serbia, ndërsa ajo ruse është po ashtu t’i çojë të vetat deri në fund… Ne nuk jemi të detyruar të vuajmë për shkak të marrëdhënieve të tyre”, tha ai.
Vuçiq shtoi se është krenar për shtetin e tij, sepse, siç tha ai, nuk ka pasur probleme me furnizimin me derivatet e naftës, edhe pse për 55 ditë asnjë pikë naftë nuk ka shkuar në Serbi përmes naftësjellësit dhe rafineria në Pançevë është e mbyllur.
“Kemi mijëra probleme teknike, por duhet të jem krenar për njerëzit që punojnë shumë. Kemi mbushur të gjitha rezervat dhe dikush ka pasur nevojë ta paguajë këtë. Inflacionin e kemi ulur në 2.7 për qind në nëntor. Po hyjmë në kornizat që kemi dëshiruar. Kemi arritur t’i rrisim pensionet ndjeshëm”, tha Vuçiç.
Ai përsëriti se Serbia deri më 15 janar nuk do të ketë aspak probleme me furnizimin me derivatet e naftës, por pas kësaj periudhe situata mbetet e pasigurt.
“Jam i sigurt se rusët, në bisedë me partnerët, do të bien dakord për transferimin e pronësisë në NIS në përputhje me sanksionet amerikane”, tha Vuçiç.
Sipas tij, si pasojë e sanksioneve ndaj NIS-it, Serbia do të ketë rritje ekonomike më të ngadalësuar, gjë që nënkupton rritje më të vogël të pagave dhe pensioneve, nëse sanksionet nuk hiqen. Qëllimi i sanksioneve të SHBA-së të drejtuara ndaj sektorit energjetik rus, të cilat kanë prekur kompaninë më të madhe të naftës në Serbi, është të pamundësojë që Rusia të vazhdojë financimin e pushtimit të Ukrainës. Sanksionet ndaj NIS-it më parë ishin shtyrë tetë herë./REL
foto ilustruese KOSOVË- Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zub...
Luiza Rozova PARIS- Vajza sekrete e Vladimir Putinit ka kërkuar falje për luftën e babait të saj në Ukrainë, pasi u p&eu...
Foto ilustruese Gjermania ka dislokuar pesë aeroplanë luftarakë Eurofigher dhe 150 pjesëtarë të personelit në qytezë...
Foto ilustruese BRUKSEL- BE-ja do të fillojë të përdorë satelitë me rezolucion të lartë dhe dronë të...
Putin RUSI- Donald Trump ka “axhendën dhe qëllimet e tij, ndërsa ne jemi të përqendruar te tonat”, ...
Foto ilustruse TURQI- Turqia ka thirrur ambasadorin e Ukrainës dhe të ngarkuarin me punë të Rusisë në...
Putin Presidenti rus, Vladimir Putin, duhet ta ketë urdhëruar sulmin me agjentin nervor, Noviçok, ndaj agjentit të dyfishtë rus ...
Foto ilustruse IZRAEL- Ushtria izraelite deklaroi se kishte kryer sulme ajrore ndaj objektivave të Hezbollahut në Libanin jugor, m...
Foto ilustruse TURQIA- Turqia i bëri thirrje të martën Rusisë dhe Ukrainës që të mbajn&eum...
Foto ilustruse PALESTINË- Pesë palestinezë, përfshirë dy fëmijë janë vrarë të mërkurën n&e...