4 Dhjetor 2025, 13:29
Nga E.d
Foto ilustruse
PALESTINË- Pesë palestinezë, përfshirë dy fëmijë janë vrarë të mërkurën në mbrëmje në Rripin jugor të Gazës, gjatë bombardimeve të ushtrisë izraelite. Nga ana e saj, ushtria izraelite tha se kishte goditur një terrorist të Hamasit në hakmarrje për armiqësitë që lanë pesë anëtarë të saj të plagosur.
"Ambulancat sollën pesë trupa, përfshirë dy fëmijë të moshës 8 dhe 10 vjeç, si dhe persona të plagosur, pas bombardimeve izraelite," tha në një deklaratë spitali në sektorin Al-Mawasi të Khan Yunis.
Mediat e huaja shkruajnë se përveç dy fëmijëve, tre viktimat e tjera ishin të moshës 30, 36 dhe 46 vjeç. Sipas Mbrojtjes Civil, Izraeli shënjestroi me raketa tendat e personave të zhvendosur në enklavën palestineze. Kjo pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit midis ushtrisë izraelite dhe lëvizjes islamiste palestineze.
“Gjatë një operacioni nga elementë të njësisë së zbulimit Golani në Rafah lindore, ushtarët u përballën me terroristë që dolën nga një tunel nëntokësor”, tha ajo në një deklaratë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi Hamasin se vazhdon të shkelë armëpushimin dhe të kryejë akte terroriste kundër forcave të armatosura izraelite.
“Politika jonë është e qartë: Izraeli nuk do të tolerojë asnjë sulm ndaj ushtarëve dhe do të hakmerret për veprime të tilla," tha ai.
Ushtria izraelite njoftoi të dielën se kishte vrarë më shumë se 40 militantë palestinezë javën e kaluar gjatë operacioneve, të cilat synonin tunelet nëntokësore pranë Rafah. Hamasi tha në fillim të javës së kaluar se luftëtarët e tij ishin bllokuar në tunele në një zonë të kontrolluar nga Izraeli në Rripin e Gazës dhe se po përpiqej të sigurohej që ata të lejoheshin të largoheshin, një pretendim që Izraeli e ka mohuar.
Marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi nën presionin e SHBA-së më 10 tetor, pas dy vitesh lufte të shkaktuar nga një inkursion i paprecedentë nga krahu ushtarak i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023. Të dyja palët shpesh akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të saj./Dosja.al
gaza palestinezë dy fëmijë
Bota
4 Dhjetor 2025, 13:30
I.A
Federica Mogherini
BRUKSEL- Federica Mogherini, ish-diplomatja më e lartë e BE-së, ka dhënë dorëheqjen nga roli i saj si rekt...
Bota
4 Dhjetor 2025, 12:37
E. D
foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) do ta ketë një udhëheqje të re, por me kryetarin e ...
Bota
4 Dhjetor 2025, 12:34
E. D
foto nga vendngjarja
SHBA- Negociatorët ukrainas pritet të takohen sot me zyrtarë evropianë në Bruksel, dhe më pas me zyrtar&...
Bota
4 Dhjetor 2025, 09:58
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Gjatë vizitës shtetërore në Britaninë e Madhe, Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Stei...
Bota
4 Dhjetor 2025, 09:32
E. D
Yuval Raphael
IZRAEL- Organizatorët e garës vjetore të këngës, Eurovision, do të mblidhen sot për të biseduar dhe m...
Bota
4 Dhjetor 2025, 09:10
E. D
Mogherini - Sannino
BRUKSEL- Ish-zyrtarja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, diplomati Stefano Sannino dhe Cesare Zegrettit, të cilët...
Bota
4 Dhjetor 2025, 09:00
E. D
AUSTRALI- Kompania “Meta” ka nisur heqjen e fëmijëve australianë nën 16 vjeç nga platformat Instagram, Facebook dhe Thr...
Bota
4 Dhjetor 2025, 08:55
E. D
foto ilustruese
SHBA- Që kur Donald Trump mori detyrën si President i Shteteve të Bashkuara, ndalimet e emigrantëve janë...
Bota
4 Dhjetor 2025, 08:49
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Gjermania bëhet vendi i parë përveç Izraelit që integron sistemin Arrow 3 në mbro...
Bota
4 Dhjetor 2025, 08:38
E. D
Udhëheqësit e shteteve anëtare të SCO-së gjatë samitit të bllokut në Tianjin të Kinës më 1 shtator 2025...