4 Dhjetor 2025, 22:06
Nga M.L
Foto ilustruese
Gjermania ka dislokuar pesë aeroplanë luftarakë Eurofigher dhe 150 pjesëtarë të personelit në qytezën polake të Malborkit, për të ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Polonisë, thanë Forcat Ajrore gjermane më 4 dhjetor, në përgjigje të inkursioneve me dronë rusë në muajin shtator.
Aeroplanët luftarakë polakë F-16, ata holandezë F-35, aeroplanët vëzhgues italianë AWACS dhe aeroplanë të tjerë të NATO-s u ngritën në ajër në një operacion për të rrëzuar dronët që hynë në hapësirën ajrore polake në muajin shtator.
Kjo ishte hera e parë që një anëtar i NATO-s ka qëlluar dronët që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Moska mohon se qëndron prapa këtij incidenti.
A mund t’i rrëzojë NATO avionët luftarakë rusë?
Aeroplanët gjermanë Eurofighters po operojnë si pjesë e misionit Roja Lindore e NATO-s dhe do të mbesin të dislokuar në Mabork – që gjendet rreth 60 kilometra nga Gdansku dhe 80 kilometra nga enklava ruse e Kaliningradit – deri në mars të vitit 2026, sipas Luftwaffe.
“Me këtë mision, ne po dërgojmë një tjetër mesazh të fuqishëm mbështetjeje për fqinjin tonë Poloninë dhe për NATO-n në tërësi”, tha shefi i Forcave Ajrore gjermane, Holger Neumann.
Gjermania ka dërguar gjithashtu aeroplanë luftarakë Eurofighter në Rumani si pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor të aleancës, mes tensioneve në rritje me Rusinë./ REL
Bota
4 Dhjetor 2025, 17:46
M.L
Foto ilustruese
BRUKSEL- BE-ja do të fillojë të përdorë satelitë me rezolucion të lartë dhe dronë të...
Bota
4 Dhjetor 2025, 17:30
M.L
Putin
RUSI- Donald Trump ka “axhendën dhe qëllimet e tij, ndërsa ne jemi të përqendruar te tonat”, ...
Bota
4 Dhjetor 2025, 17:23
E.d
Foto ilustruse
TURQI- Turqia ka thirrur ambasadorin e Ukrainës dhe të ngarkuarin me punë të Rusisë në...
Bota
4 Dhjetor 2025, 17:21
M.L
Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin, duhet ta ketë urdhëruar sulmin me agjentin nervor, Noviçok, ndaj agjentit të dyfishtë rus ...
Bota
4 Dhjetor 2025, 16:21
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL- Ushtria izraelite deklaroi se kishte kryer sulme ajrore ndaj objektivave të Hezbollahut në Libanin jugor, m...
Bota
4 Dhjetor 2025, 14:44
E.d
Foto ilustruse
TURQIA- Turqia i bëri thirrje të martën Rusisë dhe Ukrainës që të mbajn&eum...
Bota
4 Dhjetor 2025, 13:29
E.d
Foto ilustruse
PALESTINË- Pesë palestinezë, përfshirë dy fëmijë janë vrarë të mërkurën n&e...
Bota
4 Dhjetor 2025, 13:30
I.A
Federica Mogherini
BRUKSEL- Federica Mogherini, ish-diplomatja më e lartë e BE-së, ka dhënë dorëheqjen nga roli i saj si rekt...
Bota
4 Dhjetor 2025, 12:37
E. D
foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) do ta ketë një udhëheqje të re, por me kryetarin e ...
Bota
4 Dhjetor 2025, 12:34
E. D
foto nga vendngjarja
SHBA- Negociatorët ukrainas pritet të takohen sot me zyrtarë evropianë në Bruksel, dhe më pas me zyrtar&...