Bota

Pas sulmeve ndaj anijeve në Detin e Zi, Ankaraja thërret ambasadorët e Ukrainës dhe Rusisë

Këto sulme u bënë brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike në Detin e Zi.  

4 Dhjetor 2025, 17:23 Nga E.d
Pas sulmeve ndaj anijeve në Detin e Zi, Ankaraja thërret
Foto ilustruse

TURQI- Turqia ka thirrur ambasadorin e Ukrainës dhe të ngarkuarin me punë të Rusisë në Ministrinë e Jashtme turke. Mediat e huaja shkruajnë se ky takim u thirr për të përcjellë shqetësimet e saj, në lidhje me një seri sulmesh ndaj anijeve të lidhura me Rusinë. Këto sulme u bënë brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike në Detin e Zi.  

"Ne kemi qenë dëshmitarë të një përshkallëzimi shumë serioz në javët e fundit në luftën Rusi-Ukrainë me sulme nga të dyja palët. Dhe së fundmi, ka pasur disa sulme në Detin e Zi brenda Zonës sonë Ekskluzive Ekonomike", tha Ekinci para komisionit të punëve të jashtme të parlamentit./Dosja.al

turqia ukrainë deti i zi

Sondazh

Poll