Aktualitet

“Po të ishe bjonde nuk dënoheshe në komunizëm”/ Iris Luarasi: Monologu i Alketës s’më ka impresionuar, ajo nuk e nje

12 Shkurt 2020, 06:32 Nga DOSJA
“Po të ishe bjonde nuk dënoheshe në komunizëm”/

Tiranë- Iris Luarasi e ftuar në emisionin “Provokacja”,  të Mustafa Nanos ka deklaruar se monologu i Alketa Vejsiut në Sanremo nuk e ka inpresionuar. Ajo ka theksuar se Alketa nuk i njeh vitet e komunizmit, sepse ka qenë shumë e re, por ka shtuar se gjithsesi monologu ishte një zgjedhje e saj.

Biseda: 

Luarasi:Në fakt nuk e ndoqa natën që në fakt ishte Sanremo por pas bujës që pati më mbrapa dhe që u bë një fenomen mediatik sigurisht që e pashë.

Nano: Ka pasur një lloj hiterie edhe ndaj Alektës dhe më ka befasuar kjo histeri.

Luarasi: Shiko unë drejtoj një organizatë grash edhe vetë për natyrën time nuk i admiroj gratë që sulmojnë gratë. Por në momentin që t’i  ke argumenta shteruese, duke mos sulmuar personin por fenomenin do të ishte e ndershme. Ka pasur shumë gra që janë marrë me Alektën. Unë nuk do të thoja që në fat e keqja vjen vetëm nga gratë se kishte edhe shumë burra që u morrën me Alektën. Mua personalisht nuk më ka inpresionuar monologu i Alektës në fakt. Nuk mendoj që të sjellësh Shqipërinë e 30 apo 40 viteve më parë e bën të folurën tënde intereante. Por çfarë do të bënim ne, çfarë mund të thuash para një salle, e mendon. Kjo ishte zgjedhja e Alketës, e mirë apo keqe kjo ngelet për t’u diskutuar, por nuk mund të marrin nga një gur dhe t’ja hedhim Alektës se fliste për vitet e komunizmit. Alekta nuk është se i ka njohur vetë ato vite se është shumë e re. Unë jam më e vjetër se ajo dhe nuk dënoheshe po të ishte bjonde. Nuk them që nuk ekzistonte një frymë e tmerrshme por që nuk i takon Alketës.

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që iu besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo.  Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiave pas spektaklit ‘Sanremo’.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alketa vejsiu iris luarasi alketa vejsiu iris luarasi

Sondazh

Poll