Aktualitet

Vrau ish-gruan dhe të dashurin e saj afgan, shqiptari ‘blindon’ gjykatën në Gjermani, frika nga gjakmarrja bën autoritet

11 Shkurt 2020, 21:54 Nga DOSJA
Vrau ish-gruan dhe të dashurin e saj afgan, shqiptari ‘blindon’

GJERMANI– Gjykata gjermane ‘është blinduar’ nën masa të forta sigurie në kohën që brenda saj po zhvillohej seanca gjyqësore ndaj 43-vjeçarit shqiptar, me origjine nga Kosova, i cili akuzohet se ka vrarë ish-gruan e tij dhe të dashurin e saj afgan në sy të fëmijës dy muajsh. Kjo ngjarje ka ndodhur në muajin gusht të vitit të kaluar.

Mediat lokale shkruajnë se masat e forta janë marrë pas frikës nga hakmarrja, pasi familjarët e viktimave mund të shfrytëzonin trasnportin e 43-vjeçarit nga bugu në gjykatë për të marrë hak për krimin e dyfishtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin gusht të vitit 2019. 43-vjeçari Shpjetim, H., masakroi me thikë ish-bashkëshorten e tij, 32 vjeçe, të identifikuar si Nafije dhe të dashurin e saj afgan,23-vjeç. Ngjarja ndodhi në sy të bebes dy muajshe që Nafija kishte në duar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjermani shqiptari blindon gjykaten ne gjermani shqiptari vret gruan me thike gjermani shqiptari blindon gjykaten ne gjermani shqiptari vret gruan me thike

Sondazh

Poll