Aktualitet

FOTO/ Ç’po kurdisin? Në kulmin e lajmeve të kronikës së zezë, Muhamed Veliu dhe Artan Hoxha fluturojnë në Londër pas

11 Shkurt 2020, 19:53 Nga DOSJA
FOTO/ Ç’po kurdisin? Në kulmin e lajmeve të kronikës

TIRANË– Dy gazetarët e njohur në Shqipëri Muhamed Veliu dhe Artan Hoxha kanë paralajmëruar se do të bëjnë një vizitë në Angli. Në një foto të publikuar në profilin e tij në Instagram, Veliu shkruan se i pret një punë mjaft e madhe dhe intervista në Angli, pas asaj që u bë në Ekuador me bossin e kokainës Gramoz Rexhepin.

Pas intervistes nga Ekuadori nisemi per Angli. Shume pune dhe intervista na presin atje me Tanin,”- shkruan Veliu krahas fotos.

 

 

Pas intervistes nga Ekuadori nisemi per Angli. Shume pune dhe intervista na presin atje me Tanin.

A post shared by Muhamed Veliu (@veliu_muhamed) on

Artan Hoxha ka publikuar së fundmi dy pjesë interviste me Gramoz (Dritan) Rexhepin, i cili akuzohet se qëndron në krye të pengmarrjes dhe vrasjes së Jani (Dodë) Prengës. Gjatë rrëfimit, Rexhepi ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje, dhe u ka bërë thirrje autorëve të vërtetë që të tregojnë se ku e kanë fshehur trupin e 49-vjeçarit. Gjithashtu gjatë intervistës, Rexhepi që ndodhet në burgun e Quitos, tregon për ëndrrat e mbetura përgjysmë në lidhje me diplomimin në degën e juridikut.

Tashmë që dy gazetarët po nisen drejt ANglisë, ajo që na vjen ndërmend është fakti se vëllezërit e Prengës ndodhen në Angli. Mos ndoshta rrëfimi i rradhës do ët jetë ai i Astrit Prengës, vëllait të Janit që akuzohet se vodhi 260 kilogram kokainë bashkë me shokun e tij, Gëzim Shullanin, të njohur si Xhulian dhe një rumun. Pikërisht kjo drogë solli rrëmbimin e Jani Prengës dhe më pas vrasjen e tij.

Dosja.al ka zbardhur të gjithë itinerarin dhe përpjekjet e vëllezërve të 49-vjeçarit që u përpoqën pa ndalim për të shpëtuar Jan Prengën, por asnjë nga përçapjet e tyre nuk pati rezultat. Por mesa duket për detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje na duhet të presim nga vizita e Artan Hoxhës dhe Muhamed Veliut në Angli.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha intervista me dritan rexhepin jani prenga muhamed veliu artan hoxha intervista me dritan rexhepin jani prenga muhamed veliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2020, 18:37

TIRANË- Abc News vijon sot publikimin e pjesës së dytë të intervistes së gazetarit Artan Hoxha me Dritan Rexhepin, 40 vjeçarit nga Velça i dë...