Sport

Kupa e Italisë/ Juventusi eliminon Udinesen dhe kalon në çerekfinale, e treta për Spalletin

Në sfidën e luajtur në Torino, bardhezinjtë fituan 2-0 me gola të David dhe Locatellit, duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

3 Dhjetor 2025, 00:45 Nga DOSJA

Kupa e Italisë/ Juventusi eliminon Udinesen dhe kalon në

ITALI - Juventusi arrin në fitoren e tretë radhazi me Spallettin në krye, kësaj radhe duke mundur 2-0 Udinesen në Kupën e Italisë, në një ndeshje që e kontrolluan me autoritet dhe e dominuan nga fillimi deri në fund.

Në sfidën e luajtur në Torino, bardhezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 23-të me anë të David. Në minutën e 68-të, Locatelli, që zëvendësoi Gattin, shënoi dhe golin e dytë me anë të një penalltie, duke sjellë qetësi në kampin e “Zonjës së Vjetër”.

Me këtë fitore, Juventusi kalon në çerekfinalet e Kupës së Italisë, aty ku do të presë fituesin e çiftit Atalanta-Genoa.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll