Ajax fiton ndaj Groningenit, ndeshjen që u ndërpre për shkak të incidenteve…
HOLANDE - Pesë minuta e dhjetë sekonda - kjo është ajo që tregoi ora kur fishkëllima e gjyqtarit u dëgjua në orën 1...
Gjithashtu edhe zyrtari i Vorës, Bazion Tragaj u dënua me dy ndeshje pezullim për provokim të tifozëve, ndërsa Bylisi e kalon me një paralajmërim
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet Komisionit të Disiplinës mori vendimet ndëshkuese për problematikat e shfaqura në fundjavë në futbollin shqiptar.
Kështu qeveria e futbollit në vend gjobiti Elbasanin me 50 mijë lekë gjobë për sjellje të gabuar të spektatorëve.
E njëjta masë ndëshkuese edhe për Flamurtarin, ndërkohë që zyrtari i Vorës, Bazion Tragaj u dënua me dy ndeshje pezullim për provokim të tifozëve, ndërsa Bylisi e kalon me një paralajmërim.
Ja vendimet më të fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së:
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur mjete piroteknike dhe duke përdorur kore fyese ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Zyrtari i KF Vora, Bazion Tragaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Bylis, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
KS Kastrioti, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
Zyrtari i FK Pogradeci, Elton Kllogjeri, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
B.T (Dosja.al)
HOLANDE - Pesë minuta e dhjetë sekonda - kjo është ajo që tregoi ora kur fishkëllima e gjyqtarit u dëgjua në orën 1...
ANGLI - Billy Gilmour i përditësoi personalisht tifozët pas operacionit të tij për të trajtuar pubalgjinë...
MEKSIKE - E ardhmja e Sergio Ramos vazhdon të nxisë spekulime për transferime. Mbrojtësi spanjol, i lindur në vitin 1986, &eu...
SPANJE - Hansi Flick sqaroi në një konferencë për shtyp se Ronald Araujo është përjashtuar nga skuadra e Barcelonës p&eu...
ITALI - Trajneri i Milanit, Max Allegri, u dënua me një ndeshje pezullim nga gjyqtari sportiv i Serie A, Gerardo Mastrandrea, në fund të j...
GJERMANI - Vincent Company, trajneri i Bayern Munich, për komentet e Pep Guardiolës se ai e sheh atë si pasardhësin e tij te Manchest...
Thiago Silva me djemtë e tij Isago dhe Iago kur luante për PSG-në ANGLI - Në një deklaratë të lëshuar të h&eum...
ANGLI - Manchester City po përjeton turbulenca të papritura në departamentin e portierëve, vetëm disa muaj pas një ndryshimi t&e...
SPANJE - Ndeshja midis Real Madridit dhe Gironas, e luajtur në Montilivi dhe që përfundoi me barazim 1-1, u shënua aq shumë...
FRANCE - Jeremy Boga nuk ka më ndërmend të vazhdojë të luajë për Nice, klubin për të cilin ka luajtur q...