Politike

"Të bojkotosh flamurin kombëtar është turp", Bido- demokratëve: E di urdhrin tuaj që nuk duhet të jesh në ceremoninë e bashkisë 

Nga Kuvendi, Bido tha se është paturpësi, që në ditën e ngritjes së flamurit, një formacion politik në kundërshtim me sa kërkojnë ndjekësit e asaj partie, bojkotojnë flamurin.

2 Dhjetor 2025, 19:04 Nga E.d
"Të bojkotosh flamurin kombëtar është turp", Bido-
Ardit Bido

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido ka kritikuar opozitën në lidhje me festën e 28 nëntorit. Nga Kuvendi, Bido tha se është paturpësi, që në ditën e ngritjes së flamurit, një formacion politik në kundërshtim me sa kërkojnë ndjekësit e asaj partie, bojkotojnë flamurin.

Ai tha se është në dieni të urdhërit të tyre të përgjithshëm, ku sipas tij në atë ditë nuk duhet të jesh në ceremoninë e bashkisë. Në lidhje me këtë, ai tha se bashkia nuk është një institucion partiak. Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, e quajti akoma më turp atë çfarë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku tha se asnjë nga deputetët e opozitës nuk shkuan në ceremoninë e ngritjes së flamurit. 

“Është paudhësi, është paturpësi, është e paskrupullt që në ditën e ngritjes së flamurit, një formacion politik në kundërshtim me sa kërkojnë ndjekësit e asaj partie, të bojkotojnë flamurin. Unë e di që kur thoni të bojkotoni flamurin, e keni fjalën për Flamur tjetër.

Të bojkotosh flamurin kombëtar është turp. E di urdhrin tuaj të përgjithshëm që në këtë ditë nuk duhet të jesh në ceremoninë e bashkisë. A thua se bashkia është institucion partiak, a thua se në këtë vend nuk ka bashki të majta e të djathta, ky është turp. Akoma më turp është turp është ajo ça ka ndodhur në Sarandë, që nuk shkuan fare në ceremoninë e ngritjes së flamurit”, tha Bido./Dosja.al

ardit bido opozita kuvend

Sondazh

Poll