Sport

Java e 14-të e Superiores: të mërkurën dhe të enjten, spikat derbi Dinamo-Tirana!...

Në mbrëmjen e të së mërkurës, në orën 19:30, në “Air Albania” do të përballen Dinamo City - Tirana.

2 Dhjetor 2025, 16:01 Nga DOSJA

Java e 14-të e Superiores: të mërkurën dhe të enjten,

TIRANE - Java e 14-të e Abissnet Superiore do të luhet të mërkurën dhe të enjten, më 3 dhe 4 dhjetor. Dy ndeshjet e para të së mërkurës janë Teuta - AF Elbasani dhe Partizani - Bylis, në orën 16:30.

Në “Niko Dovana” do të zhvillohet një duel i fortë mes Teutës dhe AF Elbasanit, ku durrsakët synojnë një tjetër fitore në shtëpi për të ngushtuar diferencën me kreun e renditjes. Ndërsa ndeshja Partizani - Bylis do të luhet në “Arenën e Demave”.

Në mbrëmje, në orën 19:30, në “Air Albania” do të përballen Dinamo City - Tirana.

Të enjten, në orën 16:30, do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të, Vora - Vllaznia në “Loro Boriçi” dhe Egnatia - Flamurtari në “Arena Egnatia”.

Ja ndeshjet e javës së 14-të të Abissnet Superiores:

03.12.2025 (16:30): Teuta - AF Elbasani                    

03.12.2025 (16:30): Partizani - Bylis                            

03.12.2025 (19:30): Dinamo City - Tirana                

04.12.2025 (16:30): FK Vora - Vllaznia                        

04.12.2025 (16:30): Egnatia – Flamurtari     

Java e 14-të e Superiores: të mërkurën dhe të enjten,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll