Sport

Morata e bëri rrugë, heq bashkëshorten e tij nga rrjetet sociale, divorci në prag!

Tifozët e Alvaro Moratës dhe Alice Campellos janë në alarm: sinjalet e fundit në rrjetet sociale duket se tregojnë tensione mes tyre.

2 Dhjetor 2025, 15:47 Nga DOSJA

Morata e bëri rrugë, heq bashkëshorten e tij nga rrjetet sociale,

ITALI - Futbollisti spanjol ka hequr nga rrjetet sociale referencën: “bashkëshorti i Alice”, ndërsa biznesmenia ka përditësuar profilin duke hequr mbiemrin “Morata”.

Një situatë e ngjashme ishte regjistruar edhe gjatë krizës së tyre të mëparshme, mbi një vit më parë, kur ndryshimet e heshtura në rrjetet sociale kishin paralajmëruar ndarjen zyrtare.

Sipas gazetarit spanjol Javi Hoyos: “Alvaro Morata dhe Alice Campello po kalojnë një krizë. Ata e duan njëri-tjetrin shumë, nuk ka palë të treta dhe as tradhëti, por po përballen me një moment të vështirë. Të dy po luftojnë për familjen dhe fëmijët e tyre”.

Ndarja e parë kishte ndodhur verën e kaluar, pas fitores së Moratës në Europian, por ishte mbyllur me një rikthim të marrëdhënies. Megjithatë, postimi i fundit i përbashkët i Alices daton më 5 nëntor, pa “like” reciproke që nga ajo ditë, duke i lënë tifozët të pyesin nëse bëhet fjalë për një moment të vështirë, apo sinjale më serioze të një divorci.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll