Sport

VIDEO/ Alarm te Dinamo Zagrebit, dëmtohet sulmuesi shqiptar Arbër Hoxha përpara "derbit" me Hajdukun e Splitit…

Sulmuesi shqiptar, i cili ka shënuar tashmë pesë gola në ligë këtë sezon, u nxorr nga fusha me barelë, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm te trajneri Mari Kovaçeviç dhe tifozët e Dinamos

2 Dhjetor 2025, 15:15 Nga DOSJA

VIDEO/ Alarm te Dinamo Zagrebit, dëmtohet sulmuesi shqiptar Arbër

KROACI - Në raundin e 15-të të ligës kroate, Dinamo Zagrebit mundi Goricën 2-0 jashtë fushe në Turopolje dhe u rikthye në krye të tabelës.

Blutë kaluan në epërsi në minutën e 35-të me një gol nga Monsef Bakrar, dhe rezultati përfundimtar ishte 2-0, pas golit të dytë që u shënua nga Marko Soldo në minutën e dytë të kohës shtesë. Edhe pse festuan, ndeshja nuk shkoi pa probleme.

Nga minuta e 75-të, Dinamo luajti me një lojtar më pak pas kartonit të dytë të verdhë të Luka Stojkoviç dhe skuadra Zagrebit u godit më tej nga dëmtimi i Arbër Hoxhës.

Sulmuesi shqiptar, i cili ka shënuar tashmë pesë gola në ligë këtë sezon, u nxorr nga fusha me barelë, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm te trajneri Mari Kovaçeviç dhe tifozët e Dinamos. Dëmtimi i tij mund të jetë i rëndësishëm, veçanërisht përpara derbit të ardhshëm kundër Hajdukut, ku Dinamos do t'i mungojë një nga lojtarët e saj më të mirë këtë sezon.

Pavarësisht dëmtimeve dhe një kartoni të kuq, Dinamo tregoi një performancë të mirë dhe aftësinë për t'u rikuperuar nga një humbje e rëndë në Europa League kundër Lille, gjë që u jep shpresë “Bluve” në derbi. Megjithatë, çështja e dëmtimit të Hoxhës dhe disponueshmëria e disa lojtarëve kyç është tani sfida kryesore për klubin e Zagrebit.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll