Aktualitet

“Do shkojë pazari i mushkës sa një Benz blindato”, Artan Hoxha s’ndal ironitë me aksionin e OFL-së, publikon foton e

11 Shkurt 2020, 19:17 Nga DOSJA
“Do shkojë pazari i mushkës sa një Benz blindato”,

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha nuk i ndalon ironitë në lidhje me aksionin e ndërmarrë nga Operacioni Forca e Ligjit për sekuestrimin e pasurive të pajustifikuara dhe për bllokimin e makinave të luksit dhe të blinduara. Në një status në Facebook, Hoxha ka publikuar një foto ku shihen disa mushka të ngarkuara dhe krahas fotove shkruan me humor, se në rast se ngelen pa automjete, ‘çunat’ do nxjerrin mushkat dhe do t’i ngarkojnë. Gazetari shton gjithashtu se në këtë mënyrë rritet edhe çmimi i mushave.

Me inisiative dhe vetveprim… OFL ska lene rruge rruge kombetare dhe rurale pa ngritur postbllok per te sekuestruar mjetet e blinduara te krimit, “cunat” nxjerrin nga hauri dhe i fusin ne veprim, mushkat???? Po tani si i behet?! Pse budalla ishte Enveri qe i matrikullonte dhe mushkat edhe gomeret?!!!! Pas ’90-es askush nuk eshte kujtuar ti matrikulloje kafshet e punes, hajde e zbuloje tani cilit grup kriminal i perket mushka dhe si do ta deklaroje ne formularin e Anti-KCK…. Hajde e perballoje pazarin e mushkave, do shkoje nje mushke Leskoviku me shume se nje Mercedes G blindato….”- shkruan Artan Hoxha.

Ndërkohë në një tjetër status gazetari bëhet pak më serioz. “Ore se mos kujtoni se tallem me kete punen e mushkave…”- shkruan Hoxha krahas dy fotove të tjera ku shihen dy djem të armatosur të hipur mbi mushka.

Hoxha ka pasur kritika për operacionin e ndërmarrë së fundmi që në ditën e parë të tij. Nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale apo deklaratave që ka dhënë në emisionet ku është ftuar, Artan Hoxha është shprehur se nisma e OFL-së nuk do dëmtojë askënd, pasi sipas gazetarit bossat e vërtetë lëvizin me ‘Smart’.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha ofl ne terren artan hoxha ofl ne terren

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2020, 18:37

TIRANË- Abc News vijon sot publikimin e pjesës së dytë të intervistes së gazetarit Artan Hoxha me Dritan Rexhepin, 40 vjeçarit nga Velça i dë...