Aktualitet

Ekzekutimi i Mond Hykës në Elbasan! Blutë shoqërojnë një person, dyshohet se ka përdorur makinën e atentatorëve të biznesmenit, iu vunë prangat teksa po dilte nga Shqipëria

Aktualisht, policia po zhvillon kontroll në banesën e tij në Lezhë, në kërkim të provave që mund të shërbejnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1 Dhjetor 2025, 20:11 Nga M.L
Ekzekutimi i Mond Hykës në Elbasan! Blutë shoqërojnë
Edmond Hyka

ELBASAN- Një person me inicialet N.Gj., banues në Lezhë, është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Policinë e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka, i njohur si Mondi Mahalla.

Sipas bluve, N.Gj. dyshohet se mund të ketë përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip “Audi”, i cili mendohet se u përfshi në skemën e atentatit. Pamjet e kamerave të sigurisë në Rrugën e Kombit e kanë fiksuar personin teksa kryente pagesën në traut e autostradës duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua nga grupi hetimor.

Aktualisht, policia po zhvillon kontroll në banesën e tij në Lezhë, në kërkim të provave që mund të shërbejnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja? 

Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.

Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.

Atentatorët, pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë, janë larguar me mjetin tip "Audi" të zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al

edmond hyka alias mondi mahalla

Sondazh

Poll