Politike

Foltorja para kryeministrisë/ Berisha: Kjo është beteja vendimtare! Ne nuk ikim nga andej

Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se se kjo është një betejë vendimtare sepse opozita është në një autokraci, në një diktaturë autoritare apo autokraci elektorale, por në dallim nga disa autokraci elektorale të tjera, kjo ka fuqinë e pamasë, të jashtëzakonshme të drogës.

1 Dhjetor 2025, 13:51 Nga E.d
Foltorja para kryeministrisë/ Berisha: Kjo është beteja
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD ngriti foltoren para kryeministrisë dhe se do të vijij të jëtë aty, pasi për opozitën kjo është një betejë vendimtare. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se se kjo është një betejë vendimtare sepse opozita është në një autokraci, në një diktaturë autoritare apo autokraci elektorale, por në dallim nga disa autokraci elektorale të tjera, kjo ka fuqinë e pamasë, të jashtëzakonshme të drogës.

Lideri opozitar tha se PD ka filluar analizën dhe kanë si qëllim kryesor, t'u rikthejë shqiptarëve votën e lirë. 

"Më vjen keq, ne jemi dhe do jemi në mbështetje të kësaj mase. Por unë nuk mund të them se do pranoj unë Belinda Ballukun si kryehajdute në tunelin e Llogarasë. Është Rama. Prandaj ne ngulëm platformën para kryeministrisë. Nuk ikim ne nga andej. Jo, nuk ikim. Aty do jemi ne. Ju them një gjë unë ju, ne këtë betejë e kemi vendimtare. Ta dijë çdo shqiptar se kjo është një betejë vendimtare sepse ne jemi në një autokraci, në një diktaturë autoritare apo autokraci elektorale, por në dallim nga disa autokraci elektorale të tjera, kjo ka fuqinë e pamasë, të jashtëzakonshme të drogës.

Dhe po e rrënon vendin. Ne nuk ikim. Ne kemi filluar analizën, do fillojmë analizën. Por i garantoj se tani strategjia jonë është betejë vendimtare për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë. Pra, për ne Lubi Balluku është hajdutja më e madhe në historinë e Shqipërisë pas Edi Ramës dhe Lubia numër 2 është drejtoresha e kopshtit privat të Edi Ramës. Linda e AKSHI-t. Edhe ajo. Edhe ajo është, i ka falur Zoti motra siameze në vjedhje. Po Lubia ka pasur para sa asnjë ministër tjetër në historinë e shtetit shqiptar në 100 vite. Në dorë. Jo. Asnjë!" tha Berisha./Dosja.al

sali berisha foltore kryeministri

Sondazh

Poll