Aktualitet

Ndodh në Kubin! I riu kërcënon me armë zjarri kushëririn, arrestohet pas disa orësh arrati 21-vjeçari (EMRI)

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, shërbimet policore sekuestruan si provë materiale një armë zjarri të tipit pistoletë, së bashku me një krehër me municion luftarak.

1 Dhjetor 2025, 15:05 Nga M.L
Ndodh në Kubin! I riu kërcënon me armë zjarri
Arrestimi

MIRDITËNjë 21-vjeçar është vënë sot në prangat e policisë së Kurbinit, pasi dyshohet se ka kërcënuar me armë kushëririn e tij 18-vjeçar. Pas disa orësh veprimi dhe hetimesh intensive nga forcat e policisë së veriut, është arrestuar Floris Çapani.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, shërbimet policore sekuestruan si provë materiale një armë zjarri të tipit pistoletë, së bashku me një krehër me municion luftarak. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas informacionit të marrë se në fshatin Malbardhë, Kurbin, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin A. Ç., 18 vjeç, menjëherë organizuan punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Pas disa orësh kërkimesh intensive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Motivi”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit F. Ç., 21 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. Ç. ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, kushëririn e tij, shtetasin A. Ç, 18 vjeç.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, pistoletë, së bashku me një krehër me municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

floris Çapani

Sondazh

Poll