Aktualitet

Në kërkim prej 17 vitesh/ Arrestohet në aeroportin e Athinës 48-vjeçari shqiptar! Nisin procedurat e ekstradimit (FOTO+EMRI)

Në pranga ka rënë Ardian Gërbi, nga fshati Bënçë, i dënuar në Shqipëri me 7 vite e 4 muaj burg për trafik narkotikësh.

1 Dhjetor 2025, 14:08 Nga E. D
Në kërkim prej 17 vitesh/ Arrestohet në aeroportin e Athinës
Ardian Gërbi

GREQI- Një 48-vjeçar nga Tepelena, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 17 vitesh, është arrestuar nga policia greke në aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës. Konkretisht në pranga ka rënë Ardian Gërbi, nga fshati Bënçë, i dënuar në Shqipëri me 7 vite e 4 muaj burg për trafik narkotikësh.

Gjithashtu në vitin 2008 Gërbi i ka shitur një personi tjetër rreth 3 kilogramë marijuanë dhe 290 gramë kokainë. Pas këtij episodi, ai ishte larguar duke iu shmangur drejtësisë shqiptare, shkruan Skai.gr. Pas ndalimit, autoritetet greke kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë./Dosja.al

Në kërkim prej 17 vitesh/ Arrestohet në aeroportin e Athinës

ardian gërbi

Sondazh

Poll