Aktualitet

Aksident në aksin Roskovec-Berat/ Makina përplas për vdekje 50-vjeçarin

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

1 Dhjetor 2025, 10:35 Nga E. D
Aksident në aksin Roskovec-Berat/ Makina përplas për vdekje
foto ilustruese

BERAT- Një aksident me pasojë vdekjeje ka ndodhur pranë fshatit Strum, në aksin rrugor Roskovec–Berat. Mësohet se një automjet ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti./Dosja.al

aksi roskovec–berat

Sondazh

Poll