Bota

Kaos në Azi/ Mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet, ushtria angazhohet për të ndihmuar personat e prekur

Shira të rrëmbyeshëm përfshinë të gjithë Sri Lankën dhe ishullin e madh të Sumatrës në Indonezinë perëndimore, si dhe në Tajlandën jugore dhe Malajzinë veriore. Presidenti indonezian Praboëo Subianto, tha se prioriteti i qeverisë është tani të dërgojë menjëherë ndihmën e nevojshme.

1 Dhjetor 2025, 09:06 Nga E. D
Kaos në Azi/ Mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet, ushtria
pamje nga vendngjarja

AZI- Sri Lanka dhe Indonezia angazhuan personel ushtarak për të ndihmuar personat e prekur nga përmbytjet, pasi nga stuhia kanë humbur jetën më shumë se 1,000 njerëz dhe kanë lënë qindra të zhdukur në katër vende aziatike.

Shira të rrëmbyeshëm përfshinë të gjithë Sri Lankën dhe ishullin e madh të Sumatrës në Indonezinë perëndimore, si dhe në Tajlandën jugore dhe Malajzinë veriore. Presidenti indonezian Praboëo Subianto, tha se prioriteti i qeverisë është tani të dërgojë menjëherë ndihmën e nevojshme.

Prabowo Subianto është nën presion në rritje për të shpallur një emergjencë kombëtare për tu marrë me përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë vrarë më shumë se 500 njerëz dhe kanë lënë 500 të zhdukur në arkipelagun e Azisë Juglindore.

Kjo është katastrofa natyrore më vdekjeprurëse në Indonezi që nga tërmeti dhe cunami i vitit 2018 që vrau më shumë se 2,000 njerëz në Sulawesi. Ndryshe nga homologu i tij nga Sri Lanka, udhëheqësi indonezian nuk ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Qeveria e tij ka vendosur tre anije luftarake për të transportuar ndihmë në zonat më të goditura, ku shumë rrugë mbeten të mbyllura për shkak të baltës dhe mbeturinave të lëna pas nga stuhia.

Deri të dielën pasdite, shiu kishte pushuar në të gjithë Sri Lankën, ku autoritetet po kryenin një operacion shpëtimi në shkallë të gjerë. Qeveria e Sri Lankës përdori helikopterë ushtarakë për të ndihmuar njerëzit e bllokuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Një nga helikopterët u rrëzua të dielën në mbrëmje në veri të Kolombos.

Të paktën 334 persona kanë vdekur, tha të dielën agjencia e menaxhimit të katastrofave të Sri Lankës, me qindra të zhdukur ndërsa ekipet e shpëtimit pastruan rrugët e bllokuara nga pemët dhe balta e rrëzuara.  Humbja e jetëve dhe dëmet janë më të këqijat në Sri Lanka që nga cunami shkatërrues i vitit 2004. Të paktën 176 persona vdiqën gjithashtu në Tajlandën jugore, në një nga përmbytjet më vdekjeprurëse që vendi ka parë në një dekadë.

Qeveria ka marrë masa ndihme, por kritikat publike për trajtimin e katastrofës po rriten dhe dy zyrtarë lokalë janë shkarkuar. Matanë kufirit në Malajzi, ku shirat e rrëmbyeshëm përmbytën gjithashtu sipërfaqe të mëdha toke në shtetin e Perlis, dy persona kanë vdekur./Dosja.al

azi

Sondazh

Poll