"Zelenskyy në linjë të hapur me BE-në dhe NATO-n"/ Analiza: Uashingtoni presion Kievit për çështje territoriale
Steve Witkoff, Marco Rubio, Jared Kushner UKRAINË- E ardhmja e luftës në Ukrainë po vendoset aktualisht në bisedimet e v...
Buxheti u miratua me votat e partive të koalicionit qeverisës, CDU/CSU dhe SPD, kurse partitë opozitare votuan kundër. Ministri federal i Financave, Lars Klingbeil, (SPD) tha se "ky buxhet parashikon edhe rekord investimesh”.
GJERMANI- Gjermania miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm. Në të parashikohen më pak fonde për ndihmat për zhvillimin. Projektbuxheti u miratua me votat e koalicionit qeverisës, konservatorëve CDU/CSU dhe social-demokratëve.
Në buxhetin bazë parashikohen shpenzime prej 524.5 miliardë eurosh. Këtyre u shtohen shpenzimet për fondet speciale për infrastrukturën dhe neutralitetin klimatik, si dhe për Forcat e Armatosura Gjermane, të cilat do të financohen nga marrja e kredive.
Në këtë mënyrë borxhi i ri i Gjermanisë do të arrijë vitin e ardhshëm në më shumë se 180 miliardë euro. Ky është borxhi i dytë më i lartë në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë. Buxheti u miratua me votat e partive të koalicionit qeverisës, CDU/CSU dhe SPD, kurse partitë opozitare votuan kundër. Ministri federal i Financave, Lars Klingbeil, (SPD) tha se "ky buxhet parashikon edhe rekord investimesh”.
Buxheti më i lartë për punën dhe çështjet sociale
Pjesa më e madhe e buxhetit, rreth 197 miliarde euro, do të shkojë në sektorin e punës dhe të çështjeve sociale, sidomos për pensionet. Në vendin e dytë për sa i përket buxhetit renditet Ministria e Mbrojtjes, e cila do të marrë rreth 108 miliardë euro. Ky është buxheti më i lartë i Gjermanisë për mbrojtjen që nga koha e luftës së ftohtë.
Një pjesë e madhe e parave do të shkojë për pajisje dhe municione ushtarake. Buxheti për Ministrinë e Bashkëpunimit për Zhvillimin (BMZ) do të reduktohet në 10.06 miliardë euro, kjo është shuma më e vogël në buxhetin e përgjithshëm të Gjermanisë në 15 vitet e fundit.
Ukrainës do t'i jepen në vitin 2026 ndihma në vlerë prej 11.5 miliardë euro. Buxheti me investimet më të larta do të jetë ai i Ministrisë së Transportit. Për investime të mëdha në rrugë, ura dhe hekurudha do të jepen 14 miliardë euro nga buxheti i rregullt si dhe 21 miliardë euro nga fondi special për infrastrukturën./DW
Steve Witkoff, Marco Rubio, Jared Kushner UKRAINË- E ardhmja e luftës në Ukrainë po vendoset aktualisht në bisedimet e v...
banesa e djegur FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku si pasojë pesë persona humbën jetën....
Papa Leoni XIV LIBAN- Papa Leoni XIV i bëri thirrje popullit libanez të qëndrojnë në vendin e tyre dhe theksoi se duhet punuar p&e...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NA...
foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Pasi Radio Evropa e Lirë (REL) raportoi se Ligji i ri për emetimet industriale i mundëson industrisë...
pamje nga aksioni ITALI- Një ushtrim antiterrorizmi dhe mbrojtjeje civile është zhvillua në Terminalin 5 të Aeroportit të...
pamje nga vendngjarja SPANJË- Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën të dielën në Madrid në një protestë...
Marco Rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka reaguar lidhur me bisedimet e paqes që zhvillohen mes zyrtarëve amerikanë dhe...
Selia e NIS-it në Beograd SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 30 nëntor se nga e marta rafineria e ...
pamje nga vendngjarja GREQI- Fermerët në Greqi janë mbledhur në protestë duke bllokuar rrugët këtë t&eum...