Bota

Akuza për korrupsion/ Netanyahu i kërkon zyrtarisht falje presidentit izraelit Isaac Herzog

Netanyahu po përballet me një gjyq të gjatë për korrupsion.

30 Nëntor 2025, 12:54 Nga E.d
Akuza për korrupsion/ Netanyahu  i kërkon zyrtarisht falje presidentit
 Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka paraqitur një kërkesë zyrtare për falje Presidentit izraelit Isaac Herzog , njoftoi sot presidenca.

"Zyra e Presidentit është në dijeni se kjo është një kërkesë e pazakontë, e cila mbart pasoja të rëndësishme. Pas marrjes së të gjitha opinioneve përkatëse, Presidenti do ta shqyrtojë kërkesën me përgjegjësi dhe seriozitet", tha zyra e Herzog.

Mediat e huaja shkruajnë se nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga zyra e kryeministrit. Netanyahu po përballet me një gjyq të gjatë për korrupsion. Ai i mohon akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm./Dosja.al

izrael isaac herzog  benjamin netanyahu

Sondazh

Poll