Politike

Pensionet do të pesëfishohen deri në vitin 2030/ Rama në podcast: Nga 1 janari paga minimale do të jetë 500 euro në sektorin publik dhe privat  

Gjatë podcast-it të tij "Flasim", kryeministri u shpreh se me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve.

30 Nëntor 2025, 10:26 Nga E.d
Pensionet do të pesëfishohen deri në vitin 2030/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro. Gjatë podcast-it të tij "Flasim", kryeministri u shpreh se me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve.

Për të cilat tha se do të nisin të rriten nga janari e do të dyfishohen në janar 2027, do të trefishohen në janar 2028, do të katërfishohen në janar 2029, dhe do të pesëfishohen në janar 2030. Lideri i qeverisë, Rama tha se nga 1 janari 2026 do të rritet edhe paga minimale. Në lidhje me këtë ai tha se paga do të jetë 500 euro si në sektorin publik dhe atë sektorin privat. 

"Miratuam këtë javë shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke i dhënë fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike, që helmuan gjyshër e gjyshe me informacionin e rremë se shpërblimi i këtij fundviti do të ndahej çdo muaj të vitit tjetër dhe këtë vit nuk do të kishte shpërblim. Jo, shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve dhe kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro.

Ndërkohë, me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve, të cilat do të nisin të rriten nga janari e do të dyfishohen në janar 2027, do të trefishohen në janar 2028, do të katërfishohen në janar 2029, e do të pesëfishohen në janar 2030.

Më 1 janar 2026 do të rritet edhe paga minimale, tamam ashtu siç jemi zotuar. Ajo do të jetë 500 euro, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat”, tha Rama./Dosja.al

edi rama paga pensione

Sondazh

Poll