Politike

70-vjetori i lindjes së Adem Jasharit, Berisha: Kryetrimi legjendar i kombit që shndërroi Prekazin në Krujën e dytë të shqiptarëve

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha tha se Adem Jashari ishte një kryetrim që Zoti ia dhuroi kombit ditën e festës kombëtare.

28 Nëntor 2025, 16:27 Nga E.d
70-vjetori i lindjes së Adem Jasharit, Berisha: Kryetrimi legjendar i
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha tha se Adem Jashari ishte një kryetrim që Zoti ia dhuroi kombit ditën e festës kombëtare.

Lideri opozitar u shpreh se ai ishte burri, që shëndërroi Prekazin në Krujën e dytë të shqiptarëve. Në fund, Berisha tha se nderon përjetë Adem Jasharin, heronjtë dhe dëshmorët që çliruan Kosovën dhe bën të lirë shqiptarët. 

Postimi i Sali Berishës

Duke nderuar komandantin legjendar Adem Jashari në ditëlindjen e tij! Miq, duke nderuar Adem Jasharin kryetrimin që Zoti ia dhuroi kombit ditën e festës kombëtare, burrin që shndërroi Prekazin në Krujën e dytë të Shqiptarëve. Në fotot tjera tek Jasharët në Prekaz, dhe në kohërat e fillimit me grupin e legjendarëve që bën Kosovën dhe shqiptarët e lirë Nderim përjetë Kryetrimit legjendar të kombit tonë, heronjve dhe të rënëve që çliruan Kosovën dhe bën të lirë shqiptarët!/Dosja.al

adem jashari sali berisha kosova

Sondazh

Poll