Politike

“Ju dërgoj urimet tona më të mira”/ Zbardhet urimi i Trump për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë: Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë

Trump thekson se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore.

28 Nëntor 2025, 15:05 Nga E. D
“Ju dërgoj urimet tona më të mira”/ Zbardhet urimi i
Donald Trump

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u ka përcjellë shqiptarëve urimet e presidentit amerikan Donald Trump për Ditën e Pavarësisë. Në urimin e tij, Trump shkruan se në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, "dërgoj urimet më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj." Trump thekson se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë. Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, shkruan Presidenti Donald J. Trump në telegramin e tij dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë./Dosja.al

donald trump

Sondazh

Poll