Politike

28 Nëntori! Sot gjyqi në Hagë, Hashim Thaçi uron 113-vjetorin e Pavarësisë: Caktimi i kësaj seance sot duhet të ishte evituar, është festa e gjithë kombit shqiptar

Thaçi tha më tej se caktimi i seancës gjyqësore në këtë datë duhet të ishte evituar, pasi kjo është një ditë e shënuar për shqiptarët.

28 Nëntor 2025, 11:55 Nga M.L
28 Nëntori! Sot gjyqi në Hagë, Hashim Thaçi uron
Hashim Thaçi

HAGA- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, nga salla e gjyqit në Hagë. Thaçi ka shprehur respekt për rëndësinë e kësaj dite për shqiptarët dhe ka theksuar se 28 Nëntori është një moment i veçantë për të gjithë kombin.

Thaçi tha më tej se caktimi i seancës gjyqësore në këtë datë duhet të ishte evituar, pasi kjo është një ditë e shënuar për shqiptarët.

“Në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që s’lejohen në shtetet tuaja përkatëse. edhe ne shqiptarët kemi histori tradita e dhe vlera kombëtare e shtetërore. Caktimi i kësaj seance sot për 28 nëntor duhet të ishte evituar. Mbajtja e kësaj seance pikërisht sot për mua dhe çdo shqiptar është befasi jo e mirë.

Sot çdo shqiptar ka festë kombëtare shtetërore e familjare. është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare. Sot çdo familje shqiptare e institucion edhe i Kosovës edhe kujton edhe feston. S’më mbetet tjetër veç t’i uroj shqiptarët të festojnë të bashkuar krenarë dhe me dinjitet”, tha Thaçi./ Dosja.al

hashim thaçi

Sondazh

Poll