Politike

FOTOLAJM/ Ngritja e Flamurit në Vlorë, kryeministri Rama me xhup dhe kapuç në ceremoni zyrtare

Të gjithë të pranishmit janë veshur në mënyrë zyrtare për të shënjuar rëndësinë e festës së sotme. Por kryeministri Rama, i njohur për guximin dhe stilin e veçantë të veshjes, ra në sy dhe në festën e sotme. 

28 Nëntor 2025, 11:38 Nga I.A
FOTOLAJM/ Ngritja e Flamurit në Vlorë, kryeministri Rama me xhup dhe
Momenti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një paraqitje jo të zakonishme sot në festën e Flamurit në Vlorë. Kjo për shkak të mënyrës së veshjes së tij, teksa ndodhej mes Presidentes Vjosa Osmani dhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë kur u ngrit flamuri në Vlorë. 

Të gjithë të pranishmit janë veshur në mënyrë zyrtare për të shënjuar rëndësinë e festës së sotme. Por kryeministri Rama, i njohur për guximin dhe stilin e veçantë të veshjes, ra në sy dhe në festën e sotme. 

I veshur me një xhup të gjatë dhe me kapuç, Rama ka thyer kodin e veshjes për ceremoni të tilla shtetërore dhe të një rëndësie të lartë si pavarësia e vendit që drejton.

Protokolli i shtetit si çdo institucion keqpërdoret nga kryeministri. Kjo e ka katandisur përfaqësimin zyrtar të Shqipërisë të bëhet sipas humorit të Edi Ramës./Dosja.al

vjosa osmani edi rama festa e flamurit 28-29 nentori

Sondazh

Poll