Politike

113 vite Pavarësi! Mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, merr pjesë kryeministri Rama, Osmani e Begaj

Në ceremoninë zyrtare pranë Monumentit të Pavarësisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vendosën kurora me lule në nder të atyre që shënuan historinë e kombit.

28 Nëntor 2025, 10:07 Nga M.L

113 vite Pavarësi! Mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në

VLORA- Në kuadër të festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, politika shqiptare dhe ajo e Kosovës u bashkuan sot në Vlorë për të nderuar figurat që kontribuan në lirinë e vendit.

Në ceremoninë zyrtare pranë Monumentit të Pavarësisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vendosën kurora me lule në nder të atyre që shënuan historinë e kombit.

Më pas, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, gjithashtu vendosi kurorën e tij, ndërsa kryeministri Edi Rama u përul para monumentit, duke përkujtuar figurat historike që i dhanë pavarësinë Shqipërisë.

kryeministri rama vjosa osmani bajram begaj

Sondazh

Poll