Aktualitet

Pjesë e grupit të Visit të Pojës! Akuzohet për përfshirje në grupin e trafikut të drogës, Gjykata e Posaçme lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

Hetimet zbuluan se Haxhiaj, gjatë shërbimit në Forcat Operacionale, kishte nxjerrë sekretet hetimore dhe ishte korruptuar nga anëtarë të grupit kriminal, duke u vënë në shërbim të tyre.

28 Nëntor 2025, 10:17 Nga M.L
Pjesë e grupit të Visit të Pojës! Akuzohet për
Igli Haxhiaj

TIRANA- Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest me burg për policin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u përfshi në hetimet e SPAK mbi klanet e mafias shqiptare që trafikonin drogë nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ku trupi gjykues konfirmoi masën e arrestit të dhënë më parë në mungesë. Hetimet zbuluan se Haxhiaj, gjatë shërbimit në Forcat Operacionale, kishte nxjerrë sekretet hetimore dhe ishte korruptuar nga anëtarë të grupit kriminal, duke u vënë në shërbim të tyre.

Oficeri akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa lidhja e tij me grupin kriminal u evidentua gjatë aksionit të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane.

igli haxhiaj

Sondazh

Poll