Aktualitet

Merrni çadrat me vete! Priten reshje shiu e dëbore në disa zona të vendit, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht të ulët, në jug reshje shiu me intensitet deri mesatar.

28 Nëntor 2025, 07:24 Nga M.L
Merrni çadrat me vete! Priten reshje shiu e dëbore në disa zona
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht të ulët, në jug reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Lokalisht në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave. Pas mesditë reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët kryesisht në qendër dhe në jug të vendit.

Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 600-800 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do te jete i forcës 2-4 ballë./ Dosja.al

parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2025, 22:36

Triumf i Teatrit Kombëtar

TIRANË- Teatri Kombëtar i Tiranës ka shkëlqyer në Festivalin Moisiu, duke u kthyer në kryefjalën e këtij edicioni me n...