Aktualitet

Operacioni i SPAK dhe Prokurorisë së Breshias/ Kush janë 24 të arrestuarit, pjesë e klanit që trafikuan 1.3 ton kokainë! Mes tyre edhe Visi i Pojës (EMRAT)

Sipas SPAK, nga 24 personat me masa sigurie, 6 gjenden në Shqipëri dhe 3 të arrestuarit janë Llupi, Salla dhe Shehaj.

27 Nëntor 2025, 20:08 Nga E. D
Operacioni i SPAK dhe Prokurorisë së Breshias/ Kush janë 24
droga

ITALI- Emrat e grupit kriminal të goditur nga SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Breshias, për trafik droge janë zbardhur. Sipas SPAK, nga 24 personat me masa sigurie, 6 gjenden në Shqipëri dhe 3 të arrestuarit janë Llupi, Salla dhe Shehaj. Mes personave që janë me masën 'arrest me burg' është edhe Elvis Doçi, i njohur ndryshe si Visi i Pojës. 

Në burg: Vincenzo Bruno, Arlin Buzali, Donald Cala, Gazmend Ferhati, Elton Gjegja, Adriatik Hasa, Erion Kapidani, Oltion Lala, Asti Llupi, Denis Myftiu, Altin Shehaj, Gazmend Shehu, Bledin Doci, Elvis Doci, Juljan Hyka, Eduart Leba, Gentian Shaba, Ogert Shqevi, Denis Tafili, Indrit Tafili, Klodian Vata.

Në “arrest shtëpie”: Giuseppe Iorio, Erald Salla, Enkeleid Tirjaku.

Gjatë këtij operacioni u arrestua edhe oficeri i Policisë Gjyqësore Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se ka rrjedhur sekretet e hetimit tek trafikantët në këmbim të parave. Nga hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane u zbulua veprimtaria e grupit kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, i cili ka pasur qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

SPAK thekson se ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.

Gjithashtu janë sekuestruar mbi 550.000 euro ‘cash’, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove./Dosja.al

spak

Sondazh

Poll