Sport

Bologna fiton dhe ngjitet në zonën që i jep mundësi të luaj në play-off!

Bologna tashmë ka tri finale të vogla përpara: përballjet me Celta Vigo, Celtic dhe Maccabi.

28 Nëntor 2025, 00:01 Nga DOSJA

Bologna fiton dhe ngjitet në zonën që i jep mundësi të

ITALI - Bologna e Vincenzo Italianos shënoi një nga paraqitjet më mbresëlënëse të sezonit, duke mposhtur Salzburgun me rezultatin e thellë 4-1 në “Dall’Ara”, në ndeshjen e pestë të fazës së kampionatit në Europa League. Me këtë triumf, skuadra kuqeblu ngjitet në vendin e 18-të dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt pla-yoff-it.

Që nga minutat e para, Bologna imponoi ritmin dhe agresivitetin, duke krijuar raste të shumta për gol. Avantazhi erdhi në minutën e 26-të, kur Odgaard finalizoi një aksion të shpejtë dhe të saktë. Reagimi i Salzburgut erdhi shpejt: Vertessen barazoi në minutën e 33-të, duke mbajtur gjallë shpresat e austriakëve.

Por pjesa e dytë tregoi fytyrën e vërtetë të Bolognas. Vetëm dy minuta mjaftuan që ndeshja të merrte tjetër kahje: Dallinga shënoi në minutën e 51-të, ndërsa Bernardeschi dyfishoi menjëherë në të 53-ën, duke e çuar rezultatin në 3-1 dhe duke thyer çdo rezistencë të Salzburgut. Në minutën e 86-të, Orsolini vuri vulën e një mbrëmjeje perfekte me golin e katërt.

Bologna tashmë ka tri finale të vogla përpara: përballjet me Celta Vigo, Celtic dhe Maccabi, që do të jenë vendimtare për të siguruar minimalisht pjesëmarrjen në ndeshjet e play-off-it. Performanca kundër Salzburgut, megjithatë, tregon se skuadra e Italianos është më e gatshme se kurrë për të luftuar deri në fund.

Bologna fiton dhe ngjitet në zonën që i jep mundësi të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Nëntor 2025, 18:30

Pedri është kthyer te Barça!...

SPANJE - Ndërsa Fermín ishte ana negative, duke pasur parasysh se do të qëndrojë jashtë fushave për dy javë...