Sport

Drita fiton Euroderbin shqiptar përballë Shkëndijes dhe ngjitet brenda zones që të çon më tej!

Euroderbi i shqiptarëve në Conference League i shkon Dritës së Gjilanit. Skuadra kampione e Kosovës iu imponua Shkëndijës së Tetovës duke e mundur me rezultatin 1-0 për të marrë 3 pikë me peshë për klasifikimin.

27 Nëntor 2025, 23:00 Nga DOSJA
Drita fiton Euroderbin shqiptar përballë Shkëndijes dhe ngjitet

KOSOVE - Euroderbi i shqiptarëve në Conference League i shkon Dritës së Gjilanit. Skuadra kampione e Kosovës iu imponua Shkëndijës së Tetovës, duke e mundur me rezultatin 1-0 për të marrë 3 pikë me peshë për klasifikimin.

Pavarësisht kushteve atmosferike, në "Fadil Vokrri" atmosfera ishte fantastike me tifozët që shfaqeshin entuziastë teksa këndonin dhe brohorisnin në shkallët e impianti, nga Himni Kombëtar shqiptar deri te këngët e njohura tashmë të stadiumeve shqiptare, duke i filluar festat e Nëntorit një ditë përpara

Më pas i erdhi radha skuadrave të zbrisnin në fushën e lojës. Në pjesën e parë, ishte Shkëndija që dha sinjalin e parë teksa në minutën e 17-të tentoi me Spahiun, por topi shkoi në duart e portierit Maloku, 3 minuta më vonë Drita arriti të zhbllokojë rezultatin me Arb Manaj pas ekzekutimit të një goditje dënimi dhe në shkallët e “Fadil Vokrrit” të Prishtinës shpërtheu festa e tifozëve të Dritës. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të skuadrës kampione të Kosovës

Në të dytën, Shkëndija iu afrua golit të barazimit në minutën e 56-të me Latifin gjuajtja e të cilit u ndal në traversë, ndërsa Drita u përgjigj në të 68-tën me Ramadanin. Rezultati nuk ndryshoi më dhe Drita arrin të marrë një tjetër fitore, duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve që e ngjisin në 8 vendet e para që të kualifikon direkt për në 1/8 e finaleve, ndërsa Shkëndija mbetet me 4 pikë dhe e sheh veten në vendin e 25-të që të eliminon nga kompeticioni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Nëntor 2025, 18:30

Pedri është kthyer te Barça!...

SPANJE - Ndërsa Fermín ishte ana negative, duke pasur parasysh se do të qëndrojë jashtë fushave për dy javë...