Sport

VIDEO / Roma buzëqesh edhe në Europë, Dinamo Zagrebi i Hoxhës mundet me “poker”!

Roma festoi në Olimpico teksa mposhti në ndeshjen e javës së pestë të Europa League skuadrën e Midtylland, kryesuese e klasifikimit të kompeticionit dhe që deri më tani nuk kishte pësuar asnjë humbje.

27 Nëntor 2025, 22:03 Nga DOSJA
VIDEO / Roma buzëqesh edhe në Europë, Dinamo Zagrebi i

ITALI - Roma festoi në Olimpico teksa mposhti në ndeshjen e javës së pestë të Europa League skuadrën e Midtylland, kryesuese e klasifikimit të kompeticionit dhe që deri më tani nuk kishte pësuar asnjë humbje.

Verdhekuqtë e Gian Piero Gasperinit iu imponuan skuadrës daneze duke e mundur me rezultatin 2-1 duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve. E vetmja notë negative për Romën në këtë ndeshje është dëmtimi i Kone në kavilje me futbollistin që u detyrua të mbyllë para kohe ndeshjen.

El Ayanoui e zhbllokoi rezultatin për Romën që në minutën e 7-të të ndeshjes. Në minutën e 83-të El Sharaawy shënoi sërish për verdhekuqtë duke e çuar rezultatin në 2-0.

Në minutën e 87-të Paulinho shënoi për Midtylland duke shkurtuar diferencën në 2-1 por vetëm kaq, Roma fitoi ndeshjen duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme.

Zhgënjeu totalisht Dinamo Zagreb e Arbër Hoxhës që u mund thellë në Francë nga skuadra e Lille me rezultatin 4-0. Sulmuesi i kombëtares shqiptare edhe pse ishte titullar nuk mundi dot të ndihmojë skuadrën e tij që mbetet në kuotën e 7 pikëve.

Në ndeshje të tjetra të Europa League, Aston Villa fitoi me Young Boys 2-1, Porto mundi Nice 3-0, Fenerbahce barazoi me Ferencvaros 1-1, Feyenoordi humbi me Celtic 1-3, Ludogorets mposhti Celta Vigo 3-2, PAOK Selanik barazoi me Brann 1-1, ndërsa Viktoria Plzen-Freiburg përfundoi 0-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Nëntor 2025, 18:30

Pedri është kthyer te Barça!...

SPANJE - Ndërsa Fermín ishte ana negative, duke pasur parasysh se do të qëndrojë jashtë fushave për dy javë...