Sport

Trajneri Kërnaja, nuk e quan surprizë fitoren e Partizanit në “Elbasan Arena”...

“Objektivi është “Final Four” nuk kemi pse të fshihemi për objektivat që ka ekipi”

27 Nëntor 2025, 19:00 Nga DOSJA

Trajneri Kërnaja, nuk e quan surprizë fitoren e Partizanit në

TIRANE - Në prag të ndeshjes të së premtes, Elbasani-Partizani, për javën e 13-të të kampionatit Abissnet Superiore, në “Elbasan Arena” (18:00), trajneri i të kuqve Oltion Kërnaja ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka folur për ecurinë e Partizanit, por edhe për objektivat e “Demave” për sfidën ndaj Elbasanit.  

- Në 3 ndeshjet e fundit keni arritur 1 fitore dhe 2 barazime, çfarë prisni më tepër nga skuadra?

- E kam deklaruar edhe më përpara që prisja fitore në të 3 ndeshjet të jemi realistë. Sidomos në 2 ndeshjet e fundit që kemi luajtur në shtëpi, si ndaj Vorës dhe Vllaznisë, kemi qënë dominues në çdo lloj aspekti. Po të shikojmë statistikat, goditjet e portës, shtyllat, rastet e humbura, posedimin e topit. Ndonjëherë fati nuk është me më të mirin por gjithmonë për fitore presim.

- Keni ndonjë peng nga këto 3 ndeshje?

- Peng për këto ndeshje kam vetëm rastet e humbura sidomos ndeshjen me Vllazninë. Djemtë kanë dhënë maksimumin. Unë dhe stafi e kishim analizuar vërtet shumë mirë ekipin e Vllaznisë në detaje. Stafi ka bërë një punë të mrekullueshme. Në fushë kishim shumë raste që duhet t’i shënonim. Ky është pengu i vetëm që kisha, sepse me 1 fitore do të ishim jashtëzakonisht shumë afër “Final Four”.

- Sa jeni munduar t’i korrigjoni gabimet?

- Ndeshjet e kësaj jave janë shumë afër me njëra-tjetrën të themi të drejtën, nuk është se kemi punuar jashtëzakonisht shumë, pasi kemi patur në dispozicion pak ditë. Jemi munduar që t’i japim pak më shumë qetësi djemve. Rastet janë aty për t’u krijuar, golat do të vijnë nuk është një problem shumë i madh, sepse golat kanë ardhur në javët e fundit nuk është se nuk kemi shënuar fare. Mos harrojmë që kemi shënuar 5 gola në 3 ndeshjet e fundit nuk është se jemi keq.

- 3 pikët ndaj Elbasanit mund të quhen surprizë?

- Jo nuk mund ta quajmë surprizë sepse Partizani hyn për 3 pikë. E kam thënë që në fillim Partizani hyn për 3 pikë dhe sigurisht objektivi është “Final Four” nuk kemi pse të fshihemi për objektivat që ka ekipi.

- Dëmtimet?

- Nga lojtarët e dëmtuar fatkeqësisht ende nuk është rekuperuar asnjë. Rikthehen lojtarët që kanë qenë të pezulluar me kartonë Atanaskoski dhe Diego, ndërsa nga lojtarët e dëmtuar nuk është asnjë i gatshëm.

- Elbasani kryesues…

- Sigurisht e meriton. Eshtë një ekip që nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë nga viti i kaluar, është i njëjti grup i njëjti staf teknik thjesht nga viti i kaluar kanë bërë rregullime në pikat që ata e shikonin që duhet ti bënin dhe janë me meritë aty ku janë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Nëntor 2025, 18:30

Pedri është kthyer te Barça!...

SPANJE - Ndërsa Fermín ishte ana negative, duke pasur parasysh se do të qëndrojë jashtë fushave për dy javë...