Politike

Kreu i ri i BKH-së/ SPAK dërgon në KLP emrin e Joni Ketës

Mësohet se propozimi i komisionit të përbërë nga prokurorët e SPAK është dërguar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. 

26 Nëntor 2025, 16:20 Nga I.A
Kreu i ri i BKH-së/ SPAK dërgon në KLP emrin e Joni Ketës
Joni Keta

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar sot emrin e Joni Ketës si propozimi i tyre për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se propozimi i komisionit të përbërë nga prokurorët e SPAK është dërguar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Nëse zgjidhet si drejtues i BKH-së, Keta do të ketë një mandat prej 5 vitesh. 

Njoftimi i SPAK: 

Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar.

Në mënyrë që Keta mund të zyrtarizohet si drejtuesi i BKH-së, duhet që të marrë miratimin e KLP-së. Mbledhja e KLP-së për të marrë vendimin mbi Ketën do të mbahet më 2 dhjetor, ku pritet të shihet nëse ai do të sigurojë votat e nevojshme për tu emëruar në krye të BKH-së.

Joni Keta aktualisht mban postin e zv.drejtuesit të BKH-së. Ai ishte në garë për postin e drejtuesit mes gjashtë kandidaturave të tjera që ishin Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano./Dosja.al

joni keta gledis nano spak bkh

Sondazh

Poll