Politike

Ndarja e parakohshme nga jeta e Shpat Kasapit/ Sali Berisha mesazh "lamtumire": Nga skena fluturoi lart në qiell! Shpirti dritë...

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shpreh dhimbjen e tij për humbjen e artistit, duke e cilësuar Kasapin si një prej yjeve më të shndritshëm të muzikës pop shqiptare dhe një figurë që la pas një dritë të pashuar në skenën muzikore.

26 Nëntor 2025, 14:35 Nga M.L

Ndarja e parakohshme nga jeta e Shpat Kasapit/ Sali Berisha mesazh

TIRANA-  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shpreh dhimbjen e tij për humbjen e artistit, duke e cilësuar Kasapin si një prej yjeve më të shndritshëm të muzikës pop shqiptare dhe një figurë që la pas një dritë të pashuar në skenën muzikore.

Ai u shpreh se Kasapi nga skena e koncertit fluturoi në qiell, ndërsa përcolli ngushëllimet më të ndjera për familjen, të afërmit, miqtë dhe fansat e shumtë të këngëtarit.

“Një yll u shua, por la plot dritë! Miq, dielli perëndoi përgjithonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit. Ai nga skena e kocertit fluturoi në qiell, por la mbrama dritë të pashuar që do ndriçojë gjithmonë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin”, shkruan Berisha.

sali berisha shpat kasapi

Sondazh

Poll