Politike

Afera me inceneratorin e Fierit! Kërkoi lirimin, Apeli i GJKKO lë në qeli ish-ministrin Lefter Koka

Pavarësisht pretendimeve të tij, Apeli i GJKKO-së vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit, duke rrëzuar kështu kërkesën e Kokës për një masë më të butë sigurie.

26 Nëntor 2025, 14:39 Nga M.L
Afera me inceneratorin e Fierit! Kërkoi lirimin, Apeli i GJKKO lë
Lefter Koka

TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë vendimin për kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë duke pretenduar se afatet e paraburgimit kishin përfunduar. Pavarësisht pretendimeve të tij, Apeli i GJKKO-së vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit, duke rrëzuar kështu kërkesën e Kokës për një masë më të butë sigurie.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më 26.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 270 akti, datë 17.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit L.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 656 akti, datë 24.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Për konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit” dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 656, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 26.11.2025.

Dënimi:

Dënohet Lefter Koka me 3 vite, i zbret 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në fund vendoset shuarja e masës. Si dhe dënohet që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite.

SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. Bllakos iu caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për këtë aferë. Ndërkohë që është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit.

gjykata e posaçme e apelit lefter koka

Sondazh

Poll