Politike

"Ata janë një grup i strukturuar kriminal", Berisha: Prokuroria ka përdorur masat më lehtësuese ndaj Ballukut dhe Ramës

Në lidhje me këtë Berisha tha se prokuroria jo vetëm që nuk ka ngritur akuzë, por po e lejon atë të bëjë gjithçka për të penguar hetimin dhe për të prishur provat.

26 Nëntor 2025, 13:01 Nga E.d
"Ata janë një grup i strukturuar kriminal", Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Prokuroria ka përdorur masat më lehtësuese ndaj Belinda Ballukut dhe kryeministrit Rama. Gjatë një konference për gazetarët, Berisha u shpreh se është faktuar në mënyrë të pamohueshme se çdo akt, çdo veprim i Belinda Ballukut në lidhje me tunelin e Llogarasë.

Në lidhje me këtë Berisha tha se prokuroria jo vetëm që nuk ka ngritur akuzë, por po e lejon atë të bëjë gjithçka për të penguar hetimin dhe për të prishur provat. Nga zyra e selisë blu, Berisha deklaroi se prokuroria ka qenë lehtësuese sepse cilido që lexon akuzën e saj, konstaton se ka të bëj me një grup të strukturuar kriminal. 

"Së dyti, çështja Rama-Balluku është unike në Europë. Unë u them shqiptarëve se prokuroria dhe gjykata kanë përdorur masat më lehtësuese që mund të përdornin ndaj Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Së pari, është faktuar tani në mënyrë të pamohueshme se çdo akt, çdo veprim i Lubi Ballukut për tunelin e Llogarasë është i diktuar nga Edi Rama. Dhe prokuroria jo vetëm që nuk ka ngritur akuzë, por po e lejon atë të bëjë gjithçka për të penguar hetimin, për të prishur provat, për të mbrojtur Belinda Ballukun, në fakt veten e tij. 

Së dyti, prokuroria ka qenë lehtësuese sepse cilido që lexon akuzën e saj, konstaton se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Keqbërës të poshtër që janë sjellë me paratë e taksapaguesve shqiptarë në mënyrën më banditeske, që kanë vjedhur dhe shpërdoruar dhjetëra e qindra milionë në bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin. Dhe ky nuk është një person, por këtu janë Lubia, disa drejtorë, disa punonjës përgjegjës të prokurimeve, të gjithë së bashku, dhe prokuroria heziton t’i quajë ata siç janë, grup i strukturuar kriminal ose organizatë kriminale me dëme kolosale për qytetarët shqiptarë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll