Aktualitet

FOTOLAJM/ Takimi në Bruksel, përfaqësuesit mbajnë përpara emrin e shtetit, Dumani mban emrin e tij

Në aktivitetin e organizuar nga Komisioni Evropian morën pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, mes tyre përfaqësues nga 18 shtete anëtare të BE-së. Takimi ishte i fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. 

25 Nëntor 2025, 20:14 Nga E. D
FOTOLAJM/ Takimi në Bruksel, përfaqësuesit
pamje nga takimi

BRUKSEL- Kreu i SPAK Altin Dumani përfaqësoi Shqipërinë javën e kaluar në një takim, ku të pranishëm ishin zyrtarëve të lartë nga Bashkimi Evropian, Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor.

Në aktivitetin e organizuar nga Komisioni Evropian morën pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, mes tyre përfaqësues nga 18 shtete anëtare të BE-së. Takimi ishte i fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. 

Ajo që ra më së shumti në sy në këtë takim është se çdo përfaqësues mbante përpara emrin e shtetit që përfaqëson, ndërsa Shqipëria ka emrin e Altin Dumanit. Arsyeja e kësaj nuk dihet, por vetëm emri i Shqipërisë mungon, duke u zëvendësuar nga Dumani./Dosja.al

altin dumani

Sondazh

Poll