25 Nëntor 2025, 17:22
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se ka nisur procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. KLP tha se më 11 dhjetor të vitit 2025, në orën 09:00 do të zhvillohen intervistat me kandidatët. Pas kryerjes së intervistave me kandidatët, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vijojë me procesin e zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK.
Katër kandidatët në garë janë Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gogaj. Të gjithë këto kandidatë janë pjesë e strukturës aktuale të SPAK-ut. Ata pritet të kalojnë në fazën e intervistimeve publike, një proces i cili do të përfshijë vlerësimin e karrierës së tyre, integritetit, aftësive drejtuese dhe vizionit për të ardhmen e institucionit. Kreu aktual i SPAK, Altin Dumani do të largohet nga detyra më 18 dhjetor.
Por cili është pozicioni aktual i katër kandidatëve për drejtimin e SPAK ?
Adnan Xholi – Prokuror pranë SPAK, shef i Seksionit të Krimit të Organizuar. I emëruar për herë të parë në vitin 2004, ka një eksperiencë të gjatë në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Klodian Braho – Prokuror pranë SPAK që nga themelimi i tij, aktualisht shef i Seksionit kundër Korrupsionit. I emëruar prokuror në vitin 2007, ka një përvojë të konsiderueshme në këtë fushë.
Elvin Gokaj – Prokuror me përvojë të gjatë, pjesë e SPAK që nga dhjetori i vitit 2000. Ka kontribuar në hetime të shumta me ndikim të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Doloreza Musabelliu – Prokurore pranë SPAK që nga tetori i vitit 2004, ka luajtur rol të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka marrë pjesë në hetimin e dosjes së njohur “Plumbi i Artë”./Dosja.al
spak klp kandidat
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 17:15
E. D
TIRANË- Shqipëria ka marrë vrull si një destinacion udhëtimi vitet e fundit. Vijat mahnitëse të vendit kanë tendenc&eu...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 16:31
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të monitorimit mjedisor, teksa Plani Komb&eum...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 16:17
E. D
Shkëmbimi i kokainës në rrugë në Korsiko
ITALI- Një rrjet kriminal me bazë në Lombardi të Italisë, m...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 16:00
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Policia ka arrestuar një 33-vjeçar në pikën kufitare të Muriqanit. Ai u arrestua nga foca...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 15:36
E.d
Foto ilustruse
LEZHË- Moti i keq i alternuar me rreshje shiu intensive ka shkaktuar dëme të shumta në bujqësi, në qytetin e L...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 15:55
E. D
AZHBR
TIRANË- Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka reaguar pas lajmeve të rreme në media se në këtë instituc...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 15:16
E. D
pamje nga takimet
TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar sot një sërë t...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 14:54
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Policia ka arrestuar një 33-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi u kap duke vje...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 14:43
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 48-vjeçar në Tiranë. Ai ra në prangat e polici...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 14:45
M.L
Një vit pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, në fshatin Varragë në pjesën veriore të Kosovës, rrethanat e...