Sport

Çmenduria e Gueye-s!... Godet me shpullë një shok skuadre dhe përjashtohet

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin e Gueye. Arbitri nuk kishte dyshime: një karton i kuq direkt

25 Nëntor 2025, 08:00 Nga DOSJA

Çmenduria e Gueye-s!... Godet me shpullë një shok skuadre dhe

ANGLI - Pas më pak se 15 minutash lojë në ndeshjen ndaj Man.United, mesfushori senegalez i Evertonit sulmoi shokun e tij të skuadrës, Michael Keane, duke shkuar deri aty sa e goditi me shpullë.

Për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të zënkës, portieri Jordan Pickford u detyrua të ndërhynte dhe të ndante dy lojtarët që grindeshin.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin e Gueye. Arbitri nuk kishte dyshime: një karton i kuq direkt dhe Everton mbeti me 10 lojtarë për 75 minuta. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll