Sport

Amorim pret më shumë nga De Ligt: "Ai duhet të rifitojë besimin që kishte te Ajax!"

Trajneri i Manchester United pranon se qendërmbrojtësi holandez mund t’i ofrojë ende më shumë ekipit.

24 Nëntor 2025, 18:45 Nga DOSJA

Amorim pret më shumë nga De Ligt: "Ai duhet të rifitojë

ANGLI - Ruben Amorim feston “përvjetorin” e tij të parë si trajner i Manchester United këtë të hënë. Në një intervistë të mbajtur për të “festuar” këtë datë, trajneri portugez u pyet për performancën e disa prej lojtarëve në skuadrën e “Djajve të Kuq”, ku Matthijs de Ligt ishte një nga emrat e përmendur.

Në një intervistë me kanalin në YouTube 'Stadium Astro', ish-trajneri i Sportingut theksoi se pret edhe më shumë nga qendërmbrojtësi holandez. "Kërkoj pak a shumë të njëjtën gjë nga të gjithë lojtarët", filloi Ruben Amorim, duke vazhduar:

"Sigurisht, e kuptoj që karakteristikat e disa lojtarëve janë të ndryshme dhe ne duhet ta menaxhojmë këtë në mënyrën se si e organizojmë ekipin, por mendoj se ai (De Ligt) po luan shumë mirë. Mendoj se ai mund të luajë shumë më mirë me topin.

Ai duhet të rifitojë besimin që mbaj mend ta kem parë kur ishte te Ajax. Ai duhet të kthehet pak në atë pjesë të të qenit më i sigurt, të jetë lojtari që kontrollon ritmin e lojës.

Por mënyra se si mbrohet, si i transmeton forcë dhe intensitet ekipit, ndonjëherë duke bërë presion në zonën e kundërshtarit, është diçka që më bën shumë të lumtur. E di që ndonjëherë kërkoj shumë nga lojtarët e mi, por mendoj se ai mund të jetë shumë më i mirë."

Në sezonin e tij të dytë te Manchester United, Matthijs de Ligt deri më tani ka bërë 54 paraqitje për ‘Djajtë e Kuq’, duke shënuar tre gola - dy sezonin e kaluar dhe një këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll