Sport

Guardiola, ironik për situatën e Echeverrit: "Pyesni agjentin e tij të mrekullueshëm"...

Argjentinasi është i huazuar nga Man.City te Bayer Leverkusen, por edhe atje mezi po luan.

24 Nëntor 2025, 18:00 Nga DOSJA

Guardiola, ironik për situatën e Echeverrit: "Pyesni agjentin e

ANGLI - Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, foli për mundësinë e rikthimit të argjentinasit  Claudio Echeverri, aktualisht i huazuar te Bayer Leverkusen, dhe tha se kjo është një pyetje që i takon agjentit të lojtarit.

Echeverri, 18 vjeç, ka luajtur vetëm 240 minuta për Leverkusen këtë sezon, gjë që ka ngjallur thashetheme se City nuk është i kënaqur me situatën e lojtarit dhe mund ta rikthejë atë në merkaton e ardhshme të dimrit.

"Ne gjithmonë duam që lojtarët tanë të huazuar të luajnë shumë minuta," tha Pep Guardiola në një konferencë për shtyp të hënën.

"Ne kemi shumë respekt për të si futbollist, por për atë që po ndodh te Leverkuseni, duhet ta pyesni agjentin e tij të mrekullueshëm. Ai do të dijë gjithçka", tha ai me ironi.

Kur u pyet përsëri për mundësinë e përfundimit të huazimit, Guardiola përsëriti të njëjtën pikë. "Kjo është një pyetje për agjentin e tij."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll