Bota

Trump ka zhvilluar një telefonatë me homolgun e tij kinez Jinping, pritet të vizitojë Pekinin gjatë muajit prill  

Ata diskutuan për luftën në Ukrainë, trafikimin e fentanilit dhe eksportet bujqësore.

24 Nëntor 2025, 20:28 Nga E.d
Trump ka zhvilluar një telefonatë me homolgun e tij kinez Jinping,
Foto ilustruse

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se ka zhvilluar një telefonatë shumë të mirë me homologun e tij kinez, Xi Jinping. Ata diskutuan për luftën në Ukrainë, trafikimin e fentanilit dhe eksportet bujqësore.

"Arritëm një marrëveshje të mirë dhe shumë të rëndësishme për fermerët tanë të shkëlqyer", tha Trump në një postim në platformën Truth Social, duke theksuar se marrëdhënia e SHBA-së me Kinën është jashtëzakonisht e fortë.

Mediat e huaja shkruajnë se Donald Trump njoftoi gjithashtu se kishte pranuar një ftesë nga Xi Jinping për të vizituar Pekinin në prill, duke shtuar se do të pasonte një vizitë zyrtare e presidentit kinez në Shtetet e Bashkuara.

"Ne ramë dakord se është e rëndësishme të komunikojmë shpesh, gjë që mezi pres ta bëj", përfundoi Donald Trump postimin e tij./Dosja.al

donald trump xi jinping shba

Sondazh

Poll