Bota

Turqia ndalon ushqyerjen e qenve endacakë në vendet publike pasi i cilëson si kërcënim për shëndetin publik

Mediat e huaja shkruajnë se ndalimi i të ushqyerit do të zbatohet në vende të tilla si shkolla, spitale, aeroporte, vende adhurimi, parqe, kopshte, rrugë dhe kënde lojërash, pra praktikisht një ndalim universal në mjedisin urban.

24 Nëntor 2025, 18:15 Nga E.d
Turqia ndalon ushqyerjen e qenve endacakë në vendet publike pasi i
Foto ilustruse

TURQI- Prefektura e Stambollit u ka dhënë urdhër të gjitha bashkive, autoriteteve kompetente shtetërore dhe të prokurorisë, duke kërkuar zbatimin e masës që ndalon ushqyerjen e pakontrolluar të qenve endacakë. Kjo duke e cituar si një kërcënim për shëndetin publik.

Mediat e huaja shkruajnë se ndalimi i të ushqyerit do të zbatohet në vende të tilla si shkolla, spitale, aeroporte, vende adhurimi, parqe, kopshte, rrugë dhe kënde lojërash, pra praktikisht një ndalim universal në mjedisin urban.

Ky vendimu kërkon bashkive të përshpejtojnë mbledhjen, sterilizimin dhe riintegrimin e qenve endacakë, në mënyrë që transferimi i tyre në strehimore ose habitate natyrore të mund të kryhet menjëherë dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Gjithashtu theksohet se organet kompetente duhet ta monitorojnë procesin me vëmendje të veçantë dhe të shmangin çdo vonesë ose pamjaftueshmëri, dhe në të njëjtën kohë vihet re se përgjegjësitë për çdo dëm, humbje ose rrezik për shëndetin publik të shkaktuar nga kafshët endacake do të vlerësohen në përputhje me legjislacionin në fuqi./Dosja.al

turqi qen ligj

Sondazh

Poll