Bota

VIDEO/ Shpërthen pas 10 mijë vitesh një vullkan në Etiopi, hiri i tij tejkalon dhjetë kilometra lartësi

Një video që qarkullon në internet tregon nga larg momentin kur një re e madhe hiri nxirret në qiell, me banorët e zonës që vrapojnë për të parë këtë spektakël mbresëlënës. 

24 Nëntor 2025, 17:11 Nga E.d
VIDEO/  Shpërthen pas 10 mijë vitesh një vullkan në Etiopi,
Foto ilustruse

ETIOPI- Një vullkan në Etiopi ka shpërthyer për herë të parë pas 10 mijë vitesh, duke nxjerrë një re të madhe hiri. Konkretisht, vullkani Haile Gubbi "u zgjua" sot me hirin që u nxor nga shpërthimi që tejkalon dhjetë kilometra lartësi.

Një video që qarkullon në internet tregon nga larg momentin kur një re e madhe hiri nxirret në qiell, me banorët e zonës që vrapojnë për të parë këtë spektakël mbresëlënës. Po aq mbresëlënëse është edhe një video tjetër e marrë nga një satelit në hapësirë ​​që tregon momentin e shpërthimit.

Mediat e huaja shkruajnë se analistët që monitoruan shpërthimin raportuan një re të madhe hiri. Që atëherë, retë janë zhvendosur në lindje mbi Detin e Kuq, duke prekur pjesë të Arabisë jugperëndimore, përfshirë Jemenin dhe Omanin./Dosja.al

vullkan etiopi video

Sondazh

Poll